Lajme

Haradinaj ngushëllon familjen e Bekim Lumit

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 30 July 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pa shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisorit, Bekim Lumi, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se ikja e hershme e Lumit ka lënë zbrazti të madhe ne familje dhe në artin e regjisë.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”, ka përfunduar Haradinaj.

-Advertisement-

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.

Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmi për vdekjen e regjisorit, Bekim Lumi u bë i publiK mëngjesin e së hënës. Lumi që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera