Lajme

Haradinaj nga shtatori do të bashkëbisedojë me qytetarët për dialogun dhe energjinë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 22 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nga java e parë e shtatorit do të fillojë një proces bashkëbisedimi me qytetarët e vendit, për të diskutuar për dialogun, krizën energjetike e situatën ekonomike.

“Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë. Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të fillojë një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sipas tij, do të diskutohen edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarët.

-Advertisement-

Këto ditë ai ka thënë se do ta publikojë orarin dhe vendin e takimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera