Haradinaj nga Gllogjani: Qeveria Kurti la veteranët jashtë pagës minimale, u koordinuan me Radojçiçin
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 11 August 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi të gjatë në faqen e tij në “Facebook”, ka kujtuar të rënët në betejën e 11 gushtit të vitit 1998 në Gllogjan dhe Irzniq, raporton Gazeta Blic. Por, Haradinaj mes të tjerash i ka përmendur Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, sesi i la jashtë pagës minimale veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Qeveria e sotme, ka votuar në Kuvend ligjin për pagën minimale, ligj prej të cilit u përjashtuan luftëtarët e lirisë. Kjo u arrit në koordinim me elementë që kërkohen nga drejtësia, për të siguruar votat Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera.Më poshtë gjeni reagimin e Haradinajt:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot në Gllogjan dhe Irzniq, nderuam jetën dhe heroizmin e të rënëve të betejës titanike të 11 gushtit 1998. Secila ditë e Luftës Çlirimtare shënon ngjarje, emocione, dhembje e krenari.
Ishte fati historik i gjeneratës tonë, për të përmbyllur ëndrrën e brezave, që të jetojmë të lirë e me dinjitet. Dhjetëra mijëra prej nesh, jo për dëshirën tonë, kapëm pushkët dhe u përballëm me një nga fuqitë më të mëdha ushtarake të kontinentit. Ushtria famëkeqe jugosllave, policia serbe e njësitet paramilitare të Millosheviqit, kishin shtruar Kosovën nën okupim të rëndë, kishin ngulfatur popullin e Kosovës dhe kishin shuar secilën shpresë tonën.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lindi nga populli dhe i shërbeu idealit dhe vizionit të popullit të Kosovës për një të ardhme të ndritur e të sigurt.
Falë Zotit, përkushtimit e angazhimit tonë, qëndrueshmërisë mbinjerëzore të luftëtarëve të lirisë, ndihmës së aleatëve tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne shënuam fitoren e merituar.
Paqja erdhi, por shumë prej nesh asnjëherë nuk e gjetëm paqen brenda vetes. Krenaria jonë për ditët e lavdisë, është e shoqëruar me dhembjen për ata që i humbëm, me plagët e luftës dhe me komplikime shëndetësore që përcjellin shumë prej nesh deri në ditën kur do të marrim frymën e fundit.
Bilanci i luftës ishte 11,843 të vrarë, prej të cilëve 1,392 fëmijë dhe 1,739 femra. Prej tyre, 1,617 janë ende të pagjetur, e nuk kanë as varr për t’i përkujtuar.
Nuk ishin të vogla as humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 6,239 luftëtarë të lirisë u plagosën dhe u lënduan në frontet anekënd vendit. 3,036 luftëtarë, ranë heroikisht në fushën e nderit, e një e treta e tyre, 926 dëshmorë, ranë në territorin e përgjegjësisë time, shumicën e të cilëve i kam njohur personalisht, përfshirë dhe dy vëllezërit e mi.
Përgjegjësia që kam pasur në luftë, e për të cilën më shumë se një dekadë kam qenë subjekt i drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, nuk është aspak më e madhe se përgjegjësia që ndjej për kategoritë e lirisë, sot në paqe, në shtetin që e ndërtuam bashkë. Çdo ditë kujtoj ata që humbëm, çdo ditë preokupohem me hallet e problemet me të cilat ballafaqohen bashkëluftëtarët e familjarët e të rënëve.
Ajo që mund të ju them nga përvoja ime personale, është se jeta e një luftëtari të lirisë, jeta e dikujt që lufta i rrëmbeu më të dashurit, nuk është aspak e lehtë.
Luftëtaret e familjarët e të rënëve po vdesin çdo ditë. Është e natyrshme, se ata më të rinj nuk bëhen. Shteti i Kosovës, e ka obligim të përhershëm, deri të vdes edhe luftëtari i fundit, trajtimin e tyre me dinjitet, me kujdesin më të lartë institucional. Janë 2,185 familje të dëshmorëve të UÇK-së që sot marrin pension nga shteti. Qindra familjarë të dëshmorëve nuk kanë pensione fare, pasi që dëshmorët nuk lanë as trashëgimtarë e edhe prindërit e tyre dita ditës po vdesin. Janë 4,672 invalidë të luftës që marrin pension dhe 287 familjarë të invalidëve të vdekur. Gjithashtu, nga të gjithë ata që kapën armët e i sollën vendit lirinë, vetëm 34,397 veteranë marrin pensione. Mbi 13 mijë prej tyre janë mbi moshën 55 vjeçare.
Përpos problemeve të përditshme, këta njerëz meritorë për ditët që i jetojmë ne sot, janë ballafaquar edhe me luftën hibride, e cila vazhdon edhe sot, kundër gjithçkaje që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kategoritë e lirisë u përballën me ofendimin e përbuzjen, me fushatat e tmerrshme kundër dinjitetit të tyre dhe me opinionet të cilat artificialisht u krijuan nga qarqe të ndryshme për ta. Këto, nuk i kanë merituar.
Qeveria e sotme, ka votuar në Kuvend ligjin për pagën minimale, ligj prej të cilit u përjashtuan luftëtarët e lirisë. Kjo u arrit në koordinim me elementë që kërkohen nga drejtësia, për të siguruar votat Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
Sot, derisa kujtoj heroizmin e luftëtarëve të lirisë, të rënë pikërisht në këtë ditë, 25 vjet më parë, apeloj për reflektim të gjerë të mbarë shoqërisë sonë. Veçanërisht, apeloj për reflektim të qeverisë aktuale dhe të gjitha institucioneve të vendit tonë, në raport me kategoritë e lirisë. Përtej politikës ditore, luftëtarët e lirisë e familjarët e të rënëve janë krenaria e të gjithë ne, por edhe përgjegjësia jonë. Në krizën në të cilën po kalojmë sot, qeveria duhet të rris pensionet e tyre, që pas inflacionit dyshifror, kanë mbetur në shumë qesharake që nuk mbulon as shpenzimet e tyre elementare. Shteti i Kosovës duhet ta lehtësoj jetën e atyre që mundësuan jetën dinjitoze të secilit prej nesh.
Koha për veprim është menjëherë. Trajtimi me dinjitet i kategorive të lirisë përçon mesazhin se ky popull e ky shtet e do dhe e vlerëson lartë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e tij.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0Zj45ZY26LQjL3K2sbj1fEvZD1fbUUJtHD9EJMuutr41BLMp993ZWJ6ZomAHMt7Ujl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”793″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...