Lajme

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar i Prishtinës projekti i Përparim Ramës për ndërtimin e lagjes në Badovc, nuk do realizohet kurrë

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 17 June 2021

Kohë më parë ishte folur për një projekt, që të ndërtohet afër Liqenit të Badovcit.

I gjithë kryeqyteti, po edhe më gjerë ishin zgjuar në këmbë për mos me lënë ndërtimin e tij.

Ideatori i këtij projekti ishte kandidati për kryetar të Kryeqytetit nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

-Advertisement-

Lidhur me këtë çështje në emisionin Context, ka folur kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, i cili tha se nëse ai e merr besimin e banorëve të kryeqytetit, do ja ndaloj ndërtimin e kësaj lagje.

“Nëse do bëhem kryetar i Prishtinës do ja ndaloj ndërtimin e lagjes në Badovc. Prishtina prej kohës së Isa Mustafës nuk ka pas zhvillim që i duhet Kryeqytetit. Për shembulll në një komunë të vogël siç është Rahoveci stimulohen familjet me 350 euro. Këtë praktikë jemi duke e mendu edhe për kryeqytetin. ”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera