Lajme

Haradinaj në Rahovec: Programi i Aleancës shpresë dhe siguri për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 21 January 2021

Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina.

Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë.

-Advertisement-

Takimin përmbyllës e zhvillova në fshatin e qindra të rënëve për liri, në Krushën e Madhe, ku dhembja dhe krenaria jetojnë bashkë.

Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca!

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera