Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë

Autori: Gazeta inFokus
19:17 | 07 January 2025
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka takuar gratë e këtyre komunave në kuadër të prezantimit të programit zgjedhor, shkruan Gazeta Infokus.
Aty ai u shpreh se vizioni i koalicionit është fuqizimi i rolit të gruas nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik.
“Gratë vendosin vetë, ato kanë vendosur 137. Sot, në takime të ndara në Deçan e Pejë, shpalosëm vizionin tonë drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka prezantuar plane konkrete veprimi.
Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për trashëgiminë, ku çdo grua do të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme. Shteti do të ofrojë garanci dhe do të subvencionojë hua për biznese që udhëhiqen nga gratë. Do ta zbatojmë orarin fleksibil për gratë shtatzëna, ato që kanë fëmijë nën moshën shkollore. Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh. Do të mbështesim krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre: për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 euro, dhe për të tretin 3500 euro. Ky është zotimi ynë për të ndërtuar një Kosovë ku barazia gjinore dhe mirëqenia familjare janë themel i shoqërisë sonë”, përfundoi Haradinaj./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Të tjera
-
I akuzuari për krịme lụfte e kërkon Kurtin si dëshmitar: U pranua në burg në ndërrimin tim, ia dhashë shamponin e sapunin
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha M...
-
PZAP ia hodhi poshtë, VV ankohet në Supreme për votat e LDK-së të ardhura me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me...
-
Quni i LDK-së nuk përjashton koalicionin me LVV-në: Personalisht s’kam vija të kuqe
Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvi...
-
Aksident trafiku në dalje të rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. ...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve dhe një boshnjaku për krimẹ lụfte ndaj 14 shqiptarëve në Pejë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe...
-
“Thaçi, Thaçi”, ish-presidenti pritet me brohoritma nga qytetarët teksa futet në selinë e EULEX-it
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Burojë të Ske...
-
Milenkoviqi mohoi akuzat për tortura, kërkoi të dëshmojë edhe Kurti si ish-i burgosur
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha Milen...
-
Bëhet obduksioni, viktimat në Koçan kishin ngufatje të dhụnshme
Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoni të Veriut, Aleksandar Stankov, ka th...
-
Certifikimi i rezultateve të 9 shkurtit, KQZ: Procesi në fazën e ankesave
Më 15 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimta...
-
Lule te varri i babait, takim me familjarët e ngushtë: Hashim Thaçi largohet nga Buroja, por edhe sot qëndron në Kosovë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga Buroja. Pas pesë...
-
Thaçi shihet përtej xhamit të zi të veturës së EULEX-it duke bërë me gisht teksa largohet nga shtëpia
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për rreth dy orë në shtëp...
-
Rrezikimi i jetës së pacientëve nga kontrasti kinez në QKUK, institucioneve nuk i bëhet vonë të kryejnë hetimet
Ka më shumë se një muaj që Inspektorati Farmaceutik po pret rezultatin e një ...