Lajme

Haradinaj: Ndihma e aleatëve jetike për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 01 March 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes ku ka takuar strukturën udhëheqëse të degës së kësaj partie.

Haradinaj ka thënë se ka marrë përkrahjen e plotë për mbështetjen që AAK-ja i ka dhënë propozimit franko-gjerman, i pranuar nga dyja palët në Bruksel.

“Gjatë bashkëbisedimit, iu dha mbështetje e plotë qëndrimit të AAK-së lidhur me Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në komunën e Shtimes, kisha kënaqësinë të takohem me kolegë të Degës së AAK-së në këtë qytet, bashkëluftëtarë dhe qytetarë me të cilët patëm rastin të bashkëbisedojmë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Vlerësova ndihmën e aleatëve tanë për shtyrjen e proceseve përpara për Kosovën, ndihmë e cila hapë perspektivë të re për zhvillim dhe integrim në proceset euro-atlantike si dhe për njohje të reja.

Gjatë bashkëbisedimit, iu dha mbështetje e plotë qëndrimit të AAK-së lidhur me Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera