Haradinaj me zgjidhje për t’i dhënë fund kaosit në Prishtinë, prezanton planin e tij për parkingje
Autori: Islam Morina 13:47 | 15 September 2021
Daut Haradinaj është bërë befasia e kësaj fushate për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ende pa nisur zyrtarisht fushata, ai për çdo ditë po prezanton idetë e tij të shumta për komunën e Prishtinës, ku synon të bëhet kryetar.
Kryeqyteti ka shumë probleme. Qeverisjet e kaluara lokale janë treguar të paafta që t’i menaxhojnë të gjitha problemet e Prishtinës, duke përfshirë edhe mungesën e parkingjeve për vetura gjithandej kryeqytetit. Ky problem kaq i madh vazhdon të mbetet i pazgjidhur edhe në vitin 2021.
Daut Haradinaj e ka një plan
Së pari, ai synon që brengën e parkingjeve t’ua zgjidhë banorëve të lagjeve më të frekuentuara të Prishtinës. Banorëve do t’u sigurohet me prioritet parkingu në pjesët anësore të rrugëve, në ato rrugë ku e lejon hapësira.
Nëse hapësira është e pamjaftueshme dhe në ato lagje ku ka dendësi veturash, Haradinaj planifikon që të ndërtojë parkingje vertikale, nën dhe mbi sipërfaqen e tokës, duke ndjekur praktikat e vendeve të zhvilluara të botës.
Prishtina është e mbytur nga kaosi i veturave, sepse vetëm gjatë 24 orëve, mijëra vetura hyjnë dhe dalin nga Prishtina, të drejtuara nga banorë të qyteteve të tjera që punojnë dhe e vizitojnë kryeqytetin për arsye të ndryshme.
Për ta zgjidhur këtë problem, si fillim, Haradinaj planifikon që në tri hyrjet kryesore të kryeqytetit, të ndërtojë parkingje pa pagesë për të penguar hyrjen me vetura në Prishtinë të atyre që s’janë banorë të saj. Por, një zgjidhje do t’u ofrohet edhe atyre, duke u ofruar transport publik falas. Me autobusë ata do të transportohen në pjesët qendrore të qytetit.
Planet dhe idetë e guximshme të Haradinajt paraqesin një fije shprese për Prishtinën, e cila nga dendësia e madhe e njerëzve dhe veturave, është bërë një vend pothuajse i pabanueshëm për banorët e saj.
Haradinaj u ofron zgjidhje kreative banorëve të Prishtinës për problemin e parkingjeve, por pa dëmtuar qytetarët e shumtë që vizitojnë Prishtinën në baza ditore për nevoja të ndryshme.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...