Lajme

Haradinaj “mbulohet” me dosjet e peticionit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 20 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është rrethuar nga peticioni i nënshkruar nga 202 mijë qytetarëve kundër demarkacionit.

Deputetët e Vetëvendosjes i kanë vendosur peticionin e qytetarëve rreth vendit ku qëndron i ulur kryeministri Haradinaj, transmeton Infokusi.com.

E në mesin e 202 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar këtë peticion kundër demarkacionit është edhe ai i Haradinajt.

-Advertisement-

Glauk Konjufca deputet i VV-së, ka thënë se këtë veprim po e bëjnë për ti kujtuar Haradinajt të mos u kthej shpinën qytetarëve të Kosovës.

“Ti kemi sjellë këtu për ta kujtuar se me çfarë premtime ke ardhë në krye të Qeverisë së Kosovës, mos ua kthe shpinën qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Konufca./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera