Haradinaj mbledh strukturat e partisë në Gjakovë: Koalicioni ynë nevojë urgjente për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 22 April 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar.
Ai ka thënë se AAK i ka ofruar Gjakovës qeverisjen shembullore.
“Për disa mandate me radhë, Aleanca qytetit të Gjakovës po i ofron qeverisjen shembullore. Kryetari Ardian Gjini me ekipin e tij i kanë dhënë shtytje të jashtëzakonshme përparimit dhe zhvillimit të këtij qyteti, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit që i bëhet nga niveli qendror”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shtuar se qeveria e Kosovës ka dështuar në tema të mëdha.
“Sot, në mbledhje të përbashkët të kryesisë qendrore me struktura të Aleancës në Gjakovë, folëm për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta. Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan e qytetarin e ka bërë më të varfër”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, AAK me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar.
“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke e ka larguar vendin nga rruga e saj euro-atlantike dhe synimi ynë madhor, anëtarësimi në NATO. Por ne do e ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...