Haradinaj: Lista e dëmeve që i ka shkaktuar kjo qeveri është e madhe

Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 30 March 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar për qeverisjen Kurti deri tani, përcjell Periskopi.
Sipas Haradinajt lista e dëmeve që i ka shkaktuar kjo qeveri Kosovës, është mjaft e madhe.
“Kur vlerësojmë Qeverisjen i marrim momentet kryesore. Nëse flasim për planin e sigurisë nuk ka zhvillime negative, por kjo vjen si shkak i mobilizimit të madh të aleatëve tanë. Nëse flasim në planin ekonomik ka mungesë investimesh, janë tërhjek të gjitha projektet. Këtu i shtojmë edhe krizën energjetike, dështimin e Qeverisë për refuzimin e gazsjellësit amerikan. Mungesa e seriozitetit me ligjin e pagave, dhe duke vazhduar edhe me menaxhimin e dobët të dialogut”.
Haradinaj ka komentuar edhe reagimin e ashpër të vendeve të QUINT-it për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Lista e dëmeve të kësaj qeverisje është shumë e madhe dhe së fundi ajo që u përdorë nga gjuha ndaj Kosovës, nga QUINT-i është një tregues se sa poshtë e ka sjellë Kosovën në planin e marrëdhënieve me këto vende”, përfundoi Haradinaj.
Kujtojmë se QUINT-i është zhgenjyer me Qeverinë e Kosovës që nuk lejoi zgjedhjet e Serbisë, duke e cilësuar këtë vendim si dështim të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile e politike të të gjithë qytetarëve.
“”E kuptojmë se është e drejtë e qeverisë së Kosovës të vendosë nëse duhet apo jo të japë leje për organizimin e zgjedhjeve të një shteti tjetër. Përderisa e vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim shënim vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga QUINT-i. Me këtë vendim qeveria e Kosovës ka dështuar të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile e politike të të gjithë qytetarëve, përfshirë atyre të grupeve minoritare. Një sjellje e këtillë nga qeveria e Kosovës s’është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe i minon aspiratat e tyre evropiane”, thuhej në reagimin e QUINT-it.

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...