Lajme

Haradinaj: Lajm i mirë aplikimi në Këshillin e Evropës, BE-ja t’ia hapë dyert Kosovës për proceset integruese

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 12 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të mirë për vendin aplikimin zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është jetike që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese.

“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera