Lajme

Haradinaj – Kurtit: Qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 19 January 2022

Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se fillimisht ka menduar që këto veprime të Kurtit kanë ardhur si pasojë e mosdijes dhe mungesës së përvojës në qeverisje.

Por që tani, Haradinaj ka shkruar se beson që veprime të tilla janë bërë me skenar për të shkaktuar një situatë të papërballueshme për qytetarin e shumë profitabile për “mafian energjetike”, siç e ka quajtur ai.

-Advertisement-

“Kam dashur të besoj se të gjitha këto veprime të palogjikshme të tij në raport me energjinë, kanë qenë rezultat i mungesës së dijes dhe përvojës së tij qeverisëse.
Por kanë ndodhur aq shumë veprime skandaloze, sa që të krijohet bindja se të gjitha këto janë bërë me skenar për të shkaktuar një situatë të papërballueshme për qytetarin e shumë profitabile për ‘mafian energjetike’”, ka thënë kreu i AAK-së.

Ai gjithashtu përmes këtij postimi bëri edhe një pyetje publike.

“Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht”, ka shkruar deputeti i AAK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera