Haradinaj: Kurtit ka me ia hëngër kryet lakmia për pushtet
Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 14 March 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se kryeministri aktual Albin Kurti i ka kapur institucionet e shtetit.
Haradinaj thotë se Kurti ka krijuar ‘lidhje të shkurtëra’ nëpër këto institucione saqë personalisht i interviston edhe kandidatët për anëtarë të bordeve.
“Po na del ndër më të etshmit për pushtet, më i etshmi që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra ky del që është lakmitar i madh në pushtet. Pra del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve. Krejt lidhjet e shkurtra që i ka krijue: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti. Pra, edhe për ujësjellësin se lëre më edhe për tjerat dhe dëshira me e kap çdo institucion shihet te ky”, ka deklaruar Haradinaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.
Haradinaj ka thënë se Kurtit lakmia për pushtet “ka me ia hangër kryet”.
“Ekziston një teori thojnë: Zullumi këputet prej trashit. Këtij ka me ia hangër kryet kjo lakmia e madhe me kapë shtetin dhe me e kapë pushtetin sepse o ka e bon pa kritere, me keqpërdorime të jashtëzakonshme, pa bazë ligjore, o ka e bon me sjellje të ulëta. Edhe kjo ka me i kushtu te shumë profesionistë, te shumë njerëz kredibil kanë me e pa që nuk qenka fare kriter ekspertiza apo diçka po vetëm a je lidhje e shkurtër, a je militant, a je një prej atyre që këta s’kanë dyshime në ty me bo dallavere me ty dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti është më i keq se i të gjitha qeverive më herët për shkak se nuk është fare korrupsion, është lidhje e shkurtër”, ka shtuar Haradinaj.
“Pra ky i ka këput krejt mekanizmat kontrollues, balancues, ndërhyrës. Ky ka kriju një VV të vogël brenda vendimmarrjes lokale dhe kudo që është paraj, vendimmarrja, postet, ky ka krijuar një rrjet”.
Sipas tij, për punësimet partiake janë të njoftuar edhe ndërkombëtarët.
“Të gjitha instancat, edhe vendore edhe ndërkombëtare kanë informacion të mjaftueshëm për korrupsionin edhe krimin nga VV-ja në qeverisje. Për veprime arbitrare, vendime arbitrare, mosrespektim të profesionistëve, për ndërhyrje e lidhje të shkurtëra”, është shprehur lideri i AAK-së.
Ai ka thënë se e tëra kjo shpjegohet me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për çështjen e të cilit ai ka kërkuar shpjegim nga Osmani e Kurti.
“Për me ju thanë ju se si është gjendja, merrne rastin e ambasadorit Berisha. Unë e kam njoft Berisha dhe kam pas respekt për të edhe i respektoj malësorët e Malit të Zi, shqiptarët e profesionistët si ai profesor. Mirëpo sot në bazë të të dhënave të pakontestume, ai ka nxjerrë kesh në sasi të madhe dhe nuk dihet ku ka përfunduar ai kesh. Plot aludojnë që te zonja Osmani apo Kurti, pra ai kesh ka përfunduar aty. Dhe nuk e kanë guximin, pra, zonja Osmani e zoti Kurti, me dhanë një shpjegim të qartë se ku është puna. Është me shumë pikëpyetje, me siguri mund t’i ketë më shumë sesa që i dimë. Ajo që e sqarova unë është te morali. Nëse ti thirresh në moral të pakorruptueshmërisë, atëherë tregom të lutem si e sqaron këtë”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...
-
Në Rusi shënohet ditëlindja e Navalnyt pavarësisht paralajmërimeve zyrtare
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kr...
-
Kurti: Mimoza Kusari s’është në VV, edhe po të ishte, VV ka komisione, kryetari s’është diktator
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur para gazetarëve, ku është p...
-
Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i ka...
-
Raportet me Osmanin, Kurti: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme
Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vj...
-
Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit...
-
Kurti për përgjimin ku është implikuar Kusari: Qytetarët e kanë të qartë pse Radojiçiq iku e dikur ishte në kryeministri
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth publ...
-
Sụlmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës, përplasen deputetet e pozitës dhe opozitës
Mes akuzave e përplasjeve mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe anëtarëve t...
-
Sanduloviq thotë se iu ndalua dalja nga Serbia: Po nisesha për trajtim të pasojave që më la rrahja nga BIA, Radoiçiq e Veselinoviq
Po vazhdon terrori i strukturave shtetërore serbe ndaj Nikolla Sanduloviqit, ...
-
“Mbylle gojën”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi
Përplasje verbale ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Endustr...