Haradinaj: Kurti ose është spiun i Serbisë ose me zor do me mbet në pushtet
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 14 June 2023
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se situata e fundit e krijuar në veri të vendit e bën që vërtetë atij t’i jepet të dyshojë se a është vërtetë kryeministri Albin Kurti spiun i Serbisë?!
Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë së tij, Haradinaj shtoi se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.
“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.
Duke komentuar lajmin e kidnapimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ish-kryeministri Haradinaj tha se u përdhos uniforma jonë dhe kërkoi menjëherë lirimin e tyre.
“Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës”.
“Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, vlerësoi Haradinaj.
Kreu i AAK-së po ashtu para gazetarëve tha se kryeministri ynë po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije në shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme.
“Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.
Të tjera
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Ju me qeveritë e kaluara të Kosovës e bëtë veriun çerdhe të krimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka hedhur akuza ndaj zëdh...
-
Gjendja në pikat kufitare, 1300 metra kolonë për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë e Merdarë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri mbi gjendj...
-
“Është qëlluar në këmbë, trup dhe në …”, dalin detaje nga autopsia e Faton Hajrizit
Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton H...
-
Universiteti i Cyrihut kërkon një profesor të gjuhës shqipe
Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kultu...
-
Mërgata kosovare, zbulohet se sa është numri i të regjistruarve deri tani
Në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qyteta...
-
Rrahja e e modeles në Tiranë, shpërthen me tone të ashpra gazetari Blendi Fevziu
Blendi Fevziu ka reaguar pas gjarjejes së shënuar këtë javë në Tiranë, me pro...
-
Grabiten zinxhirë ari në korrik, policia arrestoi sot dy persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona për një grabitje...
-
Pronari i RTV Mir në Leposaviq: Kurti herët ose vonë do ta hapë urën, Vuçiq ia ka dorëzuar Kosovës administrimin e serbëve
Herët a vonë Albin Kurti do të hapë urën kryesore në Ibër në Mitrovicë sepse ...
-
Kurti shkon në shtëpinë-studio të artistit shkodran që kompozoi këngën “Xhamadani Vija-Vija”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Shkodër për të vizituar arti...
-
RENEA aksion blic në Vlorë, dyshohet se aty ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë
Departamenti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosur (RENEA), ka zhvilluar...
-
Vidhet arka me afro 90 euro në një xhami në Ferizaj
Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar se disa persona kanë vjedhur arkën...
-
Lista e zezë” e SHBA-së për Ballkanin: Së shpejti emra të rinj, përfshihet Shqipëria e Kosova!
Në vazhdën e emergjencës kombëtare, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qer...