Lajme

Haradinaj: Kurti duhet të vijë të raportojë në Kuvend për dialogun e jo me ndjek gazetarët nëpër traktora

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 14 October 2022

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sa i përket temës së dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se duhet të rishikohet se çfarë përfiton Kosova nja një proces dialog i tillë.

“Kosova një nga temat më të rëndësishme e ka dialogun edhe dua ti them disa fjalë për dialogun em Serbinë për normalizimin final, për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke. Së pari meqë koha është 5 minuta e kam ndarë në katër pika. Pika e parë ka të bëjë me llojin e dialogut. A duhet të vazhdojmë më një dialog proces çfarë fitojmë nga procesi, kush fiton ma shumë?.. Disa herë e kam shtruar këtë çështje edhe sot po e shtroj për kryeministrin, ka thënë ai në Kuvend.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se kryeministri është i obliguar që për çdo vendim sa i përket dialogut të raportojë në Kuvend e jo ta ndjekin gazetarët arave e në traktorë.

“E dyta është raporti Kuvend – Kryeministër? Një temë si dialogu ndjeshmëria e kësaj teme e obligon kryeministrin cdo hrë para vendimeve të caktume me e konsultu paralamentin paraprakisht me e informu dhe e me konsultu. Kryeministri i Kosovës nëse nuk e bën këtë është duke dalë nga oobligimet e veta dhe nga përgjegjësitë e veta. Ka diçka që është shumë me rndësi ajo që i thuhet opinionit në lidhje me dialogun. Duhet ta sqarojë kryeministri këtë. Dhe më së miri është ta japë në parlament e jo me ndjek gazetarët në traktor”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Ky reagim i Haradinajt erdhi pasi të enjten Kurti pati takim me përfaqësuesin për dialogun Miroslav Lajcak, në orët e hershme të mëngjesit derisa nuk u deklarua për media pas takimit.

E në një vizitë tjetër pasdite, tek bujqit në komunën e Gjilanit një gazetare ishte prezentë dhe e pyeti Kurtin për diskutimet me Lajcakun.

Më vonë përmes një postimi Kurti tha se gazetarja në këtë vizitë po e ndiqte arave për ta pyetur për takimin me Lajcak./Gazeta Infokus/

Pas takimit me Lajçak, Kurti merret edhe me bujqësi së bashku me Pecin: Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera