Haradinaj: Kosova synon të ofrojë siguri për rajonin e botën duke qenë anëtare e NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 21 March 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një bashkëbisedim me studentët e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.).
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Me studentët e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), u kthyem në kohë pas, me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ku ndamë përvojat tona dhe sfidat gjatë luftës për liri si dhe në periudhën e hershme të shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se është impresionuar nga gatishmëria e studentëve për t’u njohur më shumë me të kaluarën e lavdishme të ushtrisë çlirimtar.
“Në Kosovë, pas shumë dekadave të në robëri, ndodhi mrekullia. Pas një kohe të gjatë të shumë betejave të ashpra të UÇK-së me forcat kriminale të Millosheviqit, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake që njeh bota, NATO, vendosi t’i japë fund aparatit shtetëror të Millosheviqit, që mos t’i vazhdojnë operacionet e tyre për vrasje ndaj shqiptarëve.
U impresionova nga gatishmëria e studentëve për t’u njohur më shumë me të kaluarën e lavdishme të ushtrisë çlirimtare dhe sfidat që kemi hasur në etapa të ndryshme të shtetndërtimit”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka ripërsëritur nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Para studentëve theksova se jemi me fat që NATO jo vetëm që ishte me ne në kohën e luftës por vazhdon të jetë garancë e fortë e jona e sigurisë. Ju thashë se si Kosovë duhet të synojmë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, si anëtar krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s udhëhequr nga Amerika”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...