Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 18 August 2023
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të policisë së Kosovës, ku u arrestuan tre persona të dyshuar, për keqëperdorim të rezervave shtetërore.
Haradinaj ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, për rrëzimin e qeverisë.
“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake. Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë I Haradinajt:
Degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.
Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë.
Koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake.
Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja.

Të tjera
-
Arben Gashi: S’ka sinjale për ndonjë ndryshim, por ka ardhë koha me gjet zgjidhjen
Arben Gashi nga LDK para nisjes së seancës ka thënë se nuk ka sinjale për ndo...
-
Arrestohen dy kosovarë në Shëngjin, u kapën duke shitur dro*gë – një tjetër shpallet në kërkim
Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar një operacion të koduar “Kamuflimi...
-
Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë
Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër ...
-
Arrestohet hajni që vodhi 350 euro nga një lokal në Prishtinë
Është arrestuar i dyshuari i cili më 4 maj me përdorim force kishte depërtuar...
-
Musk i bie pishman për disa postime lidhur me Trumpin
Miliarderi Elon Musk tha të mërkurën se pendohet për disa nga postimet që bër...
-
Vde*s regjisori shqiptar Leka Bungo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenarist...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij ...
-
Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim...
-
Sot seanca e 30-të me radhë
Deputetët edo të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30...
-
Përleshje fizike në Fushë Kosovë, katër persona dërgohen në mbajtje
Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e 10 qershorit 2025, rreth orës 10:...
-
Bashkëshortja e ish-policit që arrestoi Serbia thirrje Presidentes dhe Qeverisë: Mos heshtni, Arbnori ka nevojë për përkrahje
Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kër...
-
Rahovec: Babai raporton të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij
Më 8 qershor, në Rahovec raportohet të ketë ndodhur një rast i dhunës në fami...