Lajme

Haradinaj ia kthen sërish Hotit, ia rikujton reagimin e Gjermanisë për shuarjen e Task-Forcës

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 24 October 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar replikat me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion.

I pari i AAK-së ia ka rikujtuar Hotin qëndrimin e Gjermanisë, si kryesuese e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht edhe vendimmarrëse për procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Express.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave:

-Advertisement-

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive””, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera