Lajme

Haradinaj i kërkon Kurtit të japë dorëheqje: Është mashtrues dhe i rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 01 October 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai thotë se me dy veprimet e fundit, marrëveshjen për targat dhe refuzimin e projektit për gazin, Kurti e ka rrezikuar vendin.

“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës, e ka rrezikuar partneritetin me SHBA-së, e ka shkelë betimin e tij si kryeministër për mbrojtje të sovranitetit. I ka plotësu të gjitha kushtet që të japë dorëheqje. Mbetja e tij në këtë detyrë është e rrezikshme. Është mashtrues dhe i rrezikshëm”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

“Sot dyshimet e mia u vërtetuan “, përfundoi kreu i AAK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera