Lajme

Haradinaj: Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 06 April 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se ka “dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur” dhe se ka pas fryrje të faturave të energjisë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ai në këtë postim ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet edhe për këtë çështje dhe lidhur me punësimet siç i quan ai abuzive në KEK.

“Ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.
Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera