Lajme

Haradinaj flet për mundësin që të bëhet President

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 13 July 2020

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka lënë të hapur mundësinë që të të shqyrtojë propozimin për President të Kosovës, tranasmeton Gazeta Metro.

I pyetur nëse do e merrte në konsideratë një propozim për t’u bërë president në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, Haradinaj e la të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin.

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj në një intervistë për Çim Peka

-Advertisement-

Tutje Haradinaj ka thënë se ka pasur ballafaqime me ligjin ndërkombëtar dhe se është rast i mbyllur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera