Lajme

Haradinaj: Fermerët në Rahovec kanë nevojë për dorën e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 August 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Komunën e Rahovecit, ka thënë se do të angazhohet për të siguruar mbështetje financiare, teknologji moderne dhe tregje të reja për prodhimet tona cilësore.

Haradinaj ka thënë se shumë fermerë kanë arritur suksese kulmore në këtë fushë, duke siguruar jo vetëm mirëqenie për familjen, por edhe duke kontribuuar në përgjithësi në zhvillimin e Komunës.

“Rahoveci për nga numri i banorëve dhe sipërfaqja e ka numrin më të madh të fermerëve, vreshtarëve dhe të sektorit të bujqësise në përgjithësi. Qindra prej tyre kanë arritur suksese kulmore në këtë fushë, duke siguruar jo vetëm mirëqenie për familjen por edhe duke kontribuuar në përgjithësi në zhvillimin e Komunës. Në mesin e shumë prej tyre pata kënaqësinë të takoj sot tre fermerë të suksesshëm të kësaj komune. Vehbi Shalën, vreshtar pasionant me mbi 11 hektarë hardhi, Baki Gashin, blegtor i përkushtuar me 40 hektarë drithëra dhe lopë qumështore, si dhe Korab Kabashi nga kompania Agrokabashi, një inovator në prodhimin e fidanëve dhe perimeve”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj tha se do të “mbështesë fermerët me teknologji moderne dhe financiarisht”.

“Aleanca beson se investimi në bujqësi është investim me prioritet. Do të punojmë për të siguruar mbështetje financiare, teknologji moderne dhe tregje të reja për prodhimet tona cilësore”, është shprehur Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera