Lajme

Haradinaj falënderon amerikanët për 32 milionë dollarët, por ka një thirrje për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 31 March 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lajmin për dhurimin e 32 milionëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka quajtur fantastik, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se do të ishte i lumtur që njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.

Në fund të postimit Haradinaj iu drejtuar edhe qeverisë duke iu kërkuar që të kthjellet.

-Advertisement-

“Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni!”, ka shkruar ai në “Facebook”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera