Haradinaj: Dyshoj se Kurti i shërben agjendës serbo-ruse

Autori: Gazeta inFokus
21:52 | 17 December 2022
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën “Blic”, ka hedhur dyshime se lëvizjet politike të kryeministrit Albin Kurti në pjesën veriore të Kosovës “po i shërbejnë agjendës ruse dhe serbe”.
“Dihet se agjendat e Serbisë se çka kanë qëllime në veri. Nuk është se ai, Kosova dhe bota nuk i dinë qëllimet e Serbisë. Veprimet e këtij të vetme pa amerikanë janë të dëmshme”.
Nga barrikadat e vendosura nga serbët lokalë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbetën të bllokuar pa pasur mundësi të kenë qasje në pjesën tjetër të territorit të Kosovës, prandaj Haradinaj vlerësoi se Kurti duhej të koordinohej me Shtetet e Bashkuara.
“Sikur Kurti ta kishte përcjell agjendën amerikane, mos me marrë veprimin për tabela, e t’i kishte ndërmarrë këto veprime Serbia, krejt faji do të ishte te Serbia dhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte te na”.
“Besoni sot do të ishte ndryshe Veriu, Kurti po luan fshehtas me amerikanët. Faleminderit prej tyre se me gjithë këto budallaki të këtij njeri (Albin Kurtit), prapë po vazhdojnë të ruajnë sovranitetin, integritetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai.
Duke komentuar kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Haradinaj shprehet optimist se Kurti – megjithatë – do ta themelojë, por sipas tij, vetëm do t’ia ndryshojë emërtimin.
“Unë besoj se Kurti do ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi e cila ka brenda edhe AKShS, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.
Haradinaj është ndalur edhe tek propozimi franko-gjerman (evropian) për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin theksoi se “në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto dhe de jure“.

Të tjera
-
Samiti Evropian, Haradinaj: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Samitin e Komunitetit Pol...
-
“Pa shtrëngim duarsh”, nisin bisedimet ballë për ballë Rusi-Ukrainë
Kanë nisur bisedimet direkte mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës në Stam...
-
Udhëheqësit e Europës rreshtohen për Fotografinë Familjare në Tiranë
47 krerë shtetesh dhe qeverish po marrin pjesë në takimin e gjashtë të Komuni...
-
Një video me AI shfaq liderët si fëmijë në samitin në Tiranë, shpërthejnë të qeshurat
Liderët nga Europa që u mblodhën në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik ...
-
Liderët europianë shijojnë performancë artistike në Tiranë
Liderët e mbledhur në samitin e Komunitetit Politik Europian aktualisht po sh...
-
Trajkoviq: Rusia po thellon ndikimin në Serbi, mesazhet skizofrenike synojnë të ngatërrojnë naivët
Ish-politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se vizita e pr...
-
Arrestohet një 23-vjeçar në Bob të Kaçanikut, kërkohej nga Gjykata
Këtë të premte rreth orës 09:15, në fshatin Bob të Kaçanikut, policia në Kaça...
-
Vdes gruaja e ish-kryeminstrit Çeku
Ka vdekur gruaja e ish-kryeminstrit Agim Çeku, Dragica. Lajmin e kanë bër...
-
“Reuters”: ShBA-ja pakëson ndihmat, racionet ushqimore për 3,5 milionë njerëz po prishen në depo
Racionet ushqimore që do të mund të përdoreshin për 3,5 milionë njerëz për nj...
-
Përfundon takimi trepalësh në Stamboll, Rubio: Vra*jet duhet të ndalen
Pas përfundimit të takimit trepalësh ndërmjet SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë n...
-
Osmani shtrëngon duart me Erdoganin
Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj turk, Recep Tayyip Ergodan shtrën...
-
Rama dhe Macron kapin duart
Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka mbërritur dhe preside...