Lajme

Ish-deputeti i PDK-së: A ka ndonjë dallim mes Gërvallës e Brnabiçit?

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 16 May 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke e krahasuar atë me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Brnabić, për qëndrimet e tyre kritike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ka ndonjë dallim mes urrejtjes së zëvendëskryeministres Schwarz dhe ish-kryeministres serbe Brnabić ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë? Pak a shumë, e njëjta gjuhë, e njëjta logjikë, e njëjta propagandë”, shkruan Hoxha në një reagim publik.

Ai thekson se drejtuesit e UÇK-së që aktualisht po përballen me drejtësinë ndërkombëtare, nuk janë në Hagë për arsye politike, por për shkak të, siç thotë ai, “luftës së drejtë për liri”. Hoxha akuzon Gërvallën se po i shfrytëzon këto gjykime për përfitime politike dhe e cilëson një veprim të tillë si të turpshëm.

-Advertisement-

“Ata do të kthehen ballëhapur e faqebardhë. Por ti, ku do të mbetesh?”, përfundon ai, duke theksuar se “historia do të flasë me zë të qartë”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy