Lajme

Haradinaj deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 21 October 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i AAK-së para gazetarëve tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se një marrëveshje potenciale mes dy vendeve duhet të ketë edhe vulën e Shtëteve të Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, është shprehur Haradinaj.

“Me rëndësi është si Kosovë në këtë proces që është shumë i gjatë, proces për të cilin dikur kemi vdekur, kemi flijuar, ta marrim sa më shumë seriozisht. Vendimet e dialogut nuk janë vendime që duhet t’i ndryshojë dikush pastaj. Ju siguroj që duhet të jemi sa më serioz në këtë proces. Duke pasur parasysh sa serioz është Uashington, Berlini, Londra, Parisi, duhet ta marrim shumë serioz këtë proces. Do të punojmë që Kosova të jetë e suksesshme, s’bëhet fjalë për agjenda tjera zgjedhore, as qeverisëse. Bëhet fjalë për fatin tonë, të brezave tonë. AAK s’do të kursejë asgjë, atë që dimë, atë që mundemi do të jemi çdo herë ta ndihmojmë Kosovë, jo Albin Kurtin, por Kosovën”, tha tutje Haradinaj.

Kujtojmë se krerët e dy partitive tjera opozitare Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera