Lajme

Haradinaj: Bob Dole ishte politikani i parë që njohu luftën tonë për liri

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 05 December 2021

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e senatorit dhe mikut të Kosovës, Bob Dole, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.

Sipas tij, ai është një nga politikanët e parë që njohur luftën dhe lirinë e Kosovës, dhe e udhëzoi vendin tonë drejt rrugës që është sot.

-Advertisement-

“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera