Lajme

Haradinaj: Besoj se me administratën Trump, Kosova do ta zë hapin e anëtarësimit në NATO

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 22 January 2025

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, përmes një videomesazhi nga Capitol Hill, ka thënë se beson në Administratën Trump.

Haradinaj tha se beson se Kosova do ta zë hapin me administratën e re, në qëllimin që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO.

“Këtu pra u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat për këto katër vjet. Besoj se Kosova do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera