Rozë

Haradinaj bëhet kumbar i dy vajzave

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 15 October 2020

sh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë kumbar i dy vajzave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka bërë të ditur se i ka ndarë medalje familjes post mortem, shkruan Gazeta Express.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Familja është themeli i çdo shoqërie, kombi e shteti. Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Gjakovë në familjen e Nesim Bakisë.
Së bashku me Aniten, ndamë momente të këndshme me nikoqirët, Vlerën e Beratin. Nga sonte po ashtu, jam kumbar i vajzave të tyre, Nina dhe Dria.
Në kujtim të miqësisë time me Blerimin e ndjerë, kam ndarë një medalje post mortem, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Familjen Bakija, e falënderoj për mikpritjen!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera