Lajme

Haradinaj arsyeton 250 mijë eurot e ndara nga rezerva kundër ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 10 January 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka arsyetuar vendimin që ka marrë për ndarjen e 250 mijë eurove për Koalicionin Global Kundër ISIS-it.

Ai ka thënë se Kosova është pjesë e këtij koalicioni dhe ka për obligim ta përkrahë atë në luftën kundër terrorizmit.

“Kosova është anëtare e koalicionit kundër terrorizimit, në kuadër të këtij obligimi i kryem detyrat tona. Kosova është e gatshme ta përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor dhe të inteligjencës. Kësaj here e kryem edhe obligimin financiar, këtë vit e kemi rritur shumën, vitin e kaluar ka qenë 100 mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera