Lajme

Haradinaj: Argatët e Serbisë së madhe me “opininonet” e tyre po tentojnë ta rikthejnë dominimin e Serbisë mbi Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 21 November 2019

Ramush Haradinaj në një status në facebook ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit opinioneve dhe analizave sa i përket taksës 100%.

Sipas tij të gjithë ata që po i bëjnë “analiza” dhe “opinione” kanë një qëllim të vetëm që të rikthejnë dominimin e Serbisë mbi Kosovën.

“Është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën tonë, të shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj. Këto “analiza” dhe “opinione”, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën” shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se taksa ka dhënë frytet e saj në forcimin politik të vendit, e këtë sipas tij duhet ta shfrytëzojme në të mirë të vendit dhe jo të interesave sipas tij të argatëve dhe shpirtrave të shitur.

“Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës. Këtë fakt, duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur”, shkruan ai në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera