Lajme

“Hapja e Urës së Ibrit” – Deputetët e VV-së me Qeverinë, i dalin kundër QUINT-it

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 03 August 2024

Ambasadorët e QUINT-it, pas takimit dje me kryeministrin Albin Kurti, treguan se nuk e përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara – u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, por Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.

-Advertisement-

Pas këtyre zhvillimeve deputetë të Vetëvendosjes i kanë dalë në mbështetje Qeverisë e kundër ambasadorëve të QUINT-it, duke thënë se ‘ura do të hapet’.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, përmes një postimi ka shkruar një listë me ‘gjëra’ që sipas tij QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës.

Postimi  i tij:

Lista e gjërave që QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës:

-Moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

-Moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

-Vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targa të veturave

-Zbatimin e planit për konvertimin e targave RKS

-Dërgimin në zyret e tyre të punës të kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri

-Zbatimin e rregullores së BQK për valutën euro edhe në komunat me shumicë serbe

-Mbylljen e komunave ilegale serbe

-Hapjen e urës mbi Ibër për automjete

Asnjë nga këto kundërshtime ndaj Qeverisë së Kosovë nuk kanë të bëjnë me çështje që lidhen me mungesë të demokracisë, sundimin e ligjit, veprime korruptive, abuzim me paranë publike, keqqeverisje apo orientim te kundërt strategjik. Të gjitha kanë të bëjnë me Serbinë.

Bashkësia ndërkombëtare me vite tash po e trajton Serbisë si të jetë një Ari Siberian në Ballkan që është mirë ta lëmë të qetë që mos të kemi probleme. Por ariu nuk zbutet me ledhatime”.

Besim Muzaqi, deputet i Vetëvendosjes përmes një postimi në në Facebook, vlerësoi se ura do të hapet.

“Ura duhet të hapet. Ura do të hapet”, ka shkruar ai.

Ndërsa deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se ndërkombëtarët duhet ta tregojnë arsyen pse ura e Ibrit duhet të mbetet e mbyllur.

“Ndërkombëtarët dikur nuk lejonin hapjen e urës për shkak të kërcënimeve të strukturave kriminale në veri dhe frika nga eskalimi – Tani që kriminelët nuk janë më, tregoni qytetarëve cila na qenka arsyeja që ura duhet të mbetet e mbyllur?“, ka shkruar ai.

Kurse deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se “Ma gjeni një urë në Evropë e cila qëndron e mbyllur për arsyet e njëjta sikurse në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera