Lajme

Hapja e Merdares, gëzon shoferët serbë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 29 December 2022

Që nga ora 10:00 e paradites së të enjtes policët dhe doganierët po e rifillojnë punën e tyre si zakonisht.

E interesimi për të hyrë nga Serbia në Kosovë, është i madh, sidomos për mallrat serbe.

Dhjetëra kamionë po i kryejnë procedurat e zhdoganimit të mallrave dhe për të sjellur mallra në pjesë të ndryshme të vendit.

-Advertisement-

Hapja e pikës kufitare e gëzoi këtë shofer nga Serbia.

Thotë se erdhi për të sjellur produkte ushqimore në Prishtinë dhe për t’u kthyer sërish për në Serbi.

“Kam për të shkuar në Prishtinë, për të dërguar mall dhe për t’u kthyer sërish për në Novi Pazar. Unë vij shumë shpesh këtu për të sjellur mallra”, tha një shofer.

Tutje shoferi flet edhe për gjendjen e rrugës që të shpie nga Serbia për në pikën kufitare në Merdar.

“Rruga tashmë është liruar. Nuk ka asnjë pengesë. Gjithçka ishte në rregull. Nuk më ra të pres aspak”, shtoi ai.

Hapjes së kufirit i janë gëzuar edhe mërgimtarët.

Për dallim nga ta, procedurë tjetër po u duhet ta ndjekin shoferët me targa të Republikës së Kosovës.

Ata po obligohen të vendosin stikera në momentin e parë kur po kalojnë tek pala serbe.

Ndryshe, pika kufitare në Merdar, është njëra ndër pikat më të frekuentuara, sidomos nga mërgimtarët.

Ajo u mbyll për qarkullim mbrëmjen e së martës, pas barrikadave që u vendosën në rrugë nga serbë të udhëhequr nga Dejan Millosheviç. /Tëvë/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera