Hapet ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit, vetëm për shoferë të autorizuar
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 23 October 2018
Një urë 20 miliardë dollarëshe, që lidh Hong Kongun dhe Macaun me qytetin kinez Zhuhai, është hapur zyrtarisht këtë të martë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti Xi Jinping, duke shënuar kështu përfundimin e urës më të gjatë në det të ndërtuar ndonjëherë, 9 vite pas fillimit të punimeve.
Ura 55 kilometra e gjatë duhej të hapej në vitin 2016, por pati vonesa të vazhdueshme deri më tani. Ajo është një nga elementët e rëndësishëm të planit të Kinës për një zonë më të madhe të gjirit, që mbulon 56.500 kilometra katrorë përgjatë Kinës së Jugut dhe përfshin 11 qytete, përfshirë Hong Kongun dhe Macaun, ku jetojnë 68 milionë njerëz.
Gjashtë vite janë dashur për projektimin, 8 vite punë, një tunel 6.7 km i gjatë që lejon kalimin e anijeve dhe një ishull artificial 625 metra katrorë, që në vetvete është mbresëlënës.
Projektuesit thonë se ura do të shkurtojë udhëtimin mes qyteteve nga 3 orë, në 30 minuta, e kjo do t’iu mundësojë udhëtarëve dhe turistëve të lëvizin më lehtësisht në rajon. Gjithsesi, automjetet private do të mund ta përdorin atë vetëm pasi të kenë aplikuar për një leje speciale.
Projekti i urës është kritikuar jo pak në Hong Kong, ku ka pasur pak kërkesë publike apo oreks për lidhje më të ngushta me Macaun apo Zhuhain, ndërkohë që ekzistonte edhe frika se qyteti do të tejmbushej me turistë nga Kina.
Në vitin 2016, Hong Kongu shënoi 56.7 milionë turistë, krahasuar me 38.6 milionë që janë regjistruar në Britaninë e Madhe, që është një vend ndjeshëm më i madh. Kritikët e qeverisë kineze mendojnë se ura është konsideruar si një mjet për ta tërhequr qytetin, që gëzon një legjislaturë gjysmëdemokratike dhe gjyqësor të pavarur, më afër kontrollit të Pekinit.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...