Fun & Video

Hapet Luvri i Abu Dabit

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 10 November 2017
Hapjen e muzeut të tij të Luvrit në 9 nëntor, Abu Dabi e festoi me një spektakël fishekzjarresh, që kompletohej me performanca artistësh dhe projeksione shumëngjyrëshe.

Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe po e pozicionon veten si një qytet të turizmit kulturor me ekspozimin e qindra veprave të artit, me të cilat shpreson të joshë turistë nga e gjithë bota. I rrethuar nga ujë në tre anë, Luvri i Abu Dabit strehon 600 vepra arti të blera bashkë me 300 punime të marra me qira nga 13 institucione franceze në 23 galeritë e tij.

Artistët variojnë nga Paul Gauguin, Vincent Van Gogh e Pablo Picaso.

Presidenti francez Emanuel Macron ishte i ftuar nderi në përurimin e muzeut të mërkurën bashkë me krerë të tjerë shtetesh.

-Advertisement-

Muzeu hapet për publikun ditën e shtunë.

       

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera