Lajme

Hapet ekspozita me 35 fotografi bardh e zi të familjarëve me personat e zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 30 August 2022

Në sheshin “Skënderbeu” janë shfaqur 35 fotografitë e familjarëve të personave të zhdukur.

Ekspozita e realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës shpërfaq dhimbjen dhe pritjet e familjarëve për më të dashurit të tyre. Anash fotografive bardhë e zi, janë të shoqëruara edhe thënie që tregojnë atë që po përjetojnë ata që 23 vjet.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në orën 18:00, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur./kp

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera