Auto&Tech

Hante thonjtë nga nervozizmi, për pak sa nuk vdiq (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 01 November 2018

Kjo është një sëmundje serioze për shkak të një zakoni shumë të zakonshëm. Një burrë pothuajse rrezikoi jetën duke ngrënë thonjtë e tij. Ricky Kennedy, një 57-vjeçar skocez, tregoi për hidhërimin e tij duke shpjeguar se si e paralizoi sëmundja.

Burri kishte zakonin e keq që kafshonte thonjtë, një ves që për një tjetër ishte i zakonshëm. Por pasi e kaloi masën duke i ngrënë thonjte deri në thellësi, shkaktoi një plagë që brenda pak ditësh u infektua dhe u përhap në gisht dhe pjesë të tjera të trupit. Ricky arriti në paaftësi për të lëvizur dhe u dërgua në spital ku mjekët i thanë atij se shanset e mbijetesës ishin të pakta dhe se mund të vdiste për shkak të sepsës.

Sipas asaj që raporton Mirror 57-vjeçari përfundimisht arriti të shërohet, por do të duhet të jetojë me patologji që tashmë kanë ndryshuar pjesërisht jetën e tij, duke përfshirë një klavikulë të eroduar, artritin septik dhe astmën. Burri u shtrua në spital për disa muaj dhe kur iu tha se gjithçka filloi nga plaga në gisht, ai mbeti pa fjalë. “Unë kisha kafshuar thonjtë e mi qindra herë më parë dhe nuk më kishte ndodhur gjë. Plaga pothuajse vrau dhe kjo ishte e tmerrshme. Kam pasur shumë dhimbje, nuk mund të lëvizja “, tha ai.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy