Lajme

HANDIKOS pas takimit me Kurtin në karrocë: Ne lëvizim ndryshe por jemi të barabartë

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 01 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, priti në takim përfaqësuesit e HANDIKOS, i ulur në karrocë, shkruan Gazeta Infokus.

Nga HANDIKOS pas këtij takimi kanë deklaruar se u bisedua për sfidat me të cilat përballen sa i përket qasjes infrastrukturore marrjen e shërbimeve, edukimin, punësimin e sfera të tjera.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Ne lëvizim ndryshe, por jemi të barabartë!

Të ulur të gjithë në karrocë, sot patëm kënaqësinë që të zhvillojmë një takim me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ku në  shenjë solidarizimi, lëvizëm të gjithë së bashku.

Drejtori i HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi, por edhe pjesëmarrësit tjerë shprehën sfidat në qasje infrastrukturore, në marrjen e shërbimeve shëndetësore, edukim, punësim e pjesëmarrje të plotë në jetën publike. Ndërkaq u adresua edhe problematika e vlerësimit jo të drejtë nga Komisioni Mjekësor,  të personave me status Paraplegjik dhe Tetraplegjik.

Në veçanti, përgjatë takimit u diskutua për shtyrjen përpara të përfshirjes së Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në çdo proces të përbashkët.”/Gazeta Infokus/

“Veprim i panevojshëm dhe i tepruar”, sociologu i reagon Kurtit pasi i priti i ulur në karrocë përfaqësuesit e HANDIKOS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera