“Veprim i panevojshëm dhe i tepruar”, sociologu i reagon Kurtit pasi i priti i ulur në karrocë përfaqësuesit e HANDIKOS

Autori: Samire Jaha
11:13 | 01 March 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e HANDIKOS-it i ulur në karrocë, shkruan Gazeta Infokus.
Ky veprim i tij po cilësohet si i panevojshëm dhe i tepruar. Të paktën kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus sociologu Rejhan Fejza.
Ai tha se, Kurti nuk është aty për të u dukur i barabartë me ata që e vizitojnë por është aty për të punuar për të e përmirësuar jetën e tyre.
“Empatia shpesh herë është e tepruar dhe ajo shprehet nëpërmjet veprimeve. Rastet e tilla si tendencë për të mos u dalluar nga përfaqësuesit e Handikos-it janë shembull kur teprohet me tendencën për tu dukur i njëjte për të gjithë. Ky veprim ka qenë i panevojshëm! Nuk e di se si mund të ndjehen përfaqësuesit e Handikos-it por mendoj qe ka qene tejet e panevojshme kjo paraqitje e kryeministrit, sepse ai nuk është aty për tu dukur njejte me ata qe e vizitojne por per te punuar dhe per te permiresuar jeten e tyre ne aspektin e kushteve jetesore, pershtatjen e infrastruktures, qasje te barabarte ne institucione etj”, ka deklaruar Fejza për Infokus.
Ndërsa gjatë ditës së sotme me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, Përfaqësuesit e Handikos-it pritet të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./Gazeta Infokus/
Edhe Vjosa Osmani ulet në karrocë në takimin me përfaqësuesit e Handikos-it
I ulur në karrocë, Kurti pret në takim përfaqësuesit e Handikos-it

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...