Lajme

Hamza pas ndërprerjes së seancës: Këto sjellje të papërgjegjshme duhet të marrin fund

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 06 August 2026

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza e ka cilësuar  kët veprim si papërgjegjësi në raport me institucionet e shtetit, nga ana e partisë së parë.

“Siç edhe e patë, kjo është një shenjë e mungesës ës seriozitetit, përgjegjësisë nga partia e parë. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet e Kosovës. Në fund dalin me fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit dhe në vend që të propozojnë emër e shtyjnë propozimin dhe Kosova vazhdon me vakuum institucional.

-Advertisement-

Këto sjellje të papërgjegjshme duhet të përfundojnë”, tha Hamza para mediave.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy