Lajme

Hamza në ShBA, takim me asistentin special të Bidenit: Është koha për njohje nga pesëshja evropiane

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 08 August 2024

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se vizitën e tij në ShBA e ka nisur me një takim me asistentin special të presidentit amerikan, Joe Biden, ambasadorin Michael Carpenter.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ndër të tjera bëri të ditur se mesazhi që mori ishte I qartë: “ShBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështestin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

“Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Hamza.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se në takimin me Carpenter dhe drejtoreshën për Ballkan dhe Evropën Qendrore, Kathleen Larkin, u pajtuan që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE.

“Ne u pajtuam që tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE. Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike dhe për Kosovën e mua edhe i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera