Lajme

Hamza në Gjermani takon njerëzit e Scholz dhe Baerbock, flet për vizionin e tij për ekonomi e investime të huaja

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 08 November 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me bashkëpunëtorin e kancelarit gjerman, Alexander Wallau, dhe përfaqësuesin nga MPJ gjermane, Michael Reiffenstuel.

Hamza ka thënë se në këto dy takime ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe ka shtuar se angazhimi i tij si kryeministër i Kosovës do të jetë për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit të Kosovës.

“Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë”, ka shkruar Hamza.

-Advertisement-

Hamza thotë se të dy zyrtarët gjermanë i ka njoftuar për vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do të krijohen për investime te huaja, përfshirë investitorët gjermanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera