Sport

Hamilton: Do të jetë e vështirë të fitoj sërish ndaj Vettel

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 21 November 2017

“Që të dy kemi fituar nga 4 tituj kampionë bote dhe e dimë që do të jetë një duel i fortë mes nesh se kush do ta fitojë i pari titullin e pestë kampion në Formula 1”. Kështu ka deklaruar piloti britanik Lewis Hamilton, që parashikon një tjetër betejë të vështirë me Sebastian Vettel.

“Kemi dueluar për gjithë vitin mes nesh dhe unë gjithnjë e kam respektuar. Unë mendoj se Sebastian është një pilot i madh dhe jam krenar që kam dueluar me të përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mbi të gjitha, që këtë sezon arrita ta mposht dhe të shpallem kampion bote”, u shpreh piloti britanik.

Hamilton është më së shumti krenar që arriti të përmbysë disavantazhin karshi Vettel që kishte në gjysmën e parë të sezonit. Deri në garën e Çmimit të Madh të Italisë ishte piloti i Ferrari tai që udhëhiqte Botërorin e më pas erdhi rokada. “Nuk është e këndshme për askënd të humbasë titullin pasi ka qenë në komandë, por kjo gjë më ka ndodhur edhe mua. Seb tregoi disa pika të dobta këtë vit, sidomos në menaxhimin e presionit dhe situatave. Jam i sigurt se vitin tjetër ka për të qenë ndryshe, ndaj edhe unë duhet të përmirësohem më shumë për ta mundur sërish”, tha Hamilton.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera