Rozë

Hamilton kishte lidhje romantike me modelen ruse, të cilës i kishte shkruar Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 17 July 2020

Hamilton kishte lidhje me Viktoria Odintcova, e cila më parë tha se e ‘ngacmoi’ Ronaldo.

Një modele ruse në Instagram ka pohuar se ajo kishte një lidhje “romantike” me Lewis Hamilton, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Viktoria Odintcova, 26 vjeçe, pretendon se kampioni botëror në F1 e ndoqi atë pasi u nda me yllin e pop-it Nicole Scherzinger.

-Advertisement-

Odintcova, e cila gjithashtu thotë se Cristiano Ronaldi i dërgoi mesazh në një aplikacion për foto, pretendon se ajo dhe Hamilton, 35 vjeç, tani janë thjesht miq.

“Ne kemi pasur lloje të ndryshme marrëdhëniesh. Në një periudhë të caktuar kohore ishte romantike. Por pastaj kjo marrëdhënie evoluoi në miqësi”, tha Odintcova.

“Unë jetoj në Rusi dhe ai jeton jashtë vendit. Ne thjesht u bëmë miq që mund t’i japin mesazh njëri-tjetrit dhe të dërgojmë përshëndetje për festa”, deklaroi bukuroshja

Odintcova, një moderatore e televizionit me 5.1 milionë ndjekës në Instagram, pretendon se ajo u takua me Hamilton në Barcelona katër vjet më parë.

Ajo thotë se ata atëherë filluan të shkëmbejnë mesazhe në rrjete sociale por tani gjërat janë thjesht platonike mes tyre.

Duke folur për miqësinë e tyre, Odintcova pohoi: “Ishte pas Nicole Scherzinger. Ne u takuam në Barcelonë tre ose katër vjet më parë. Kemi qenë në lidhje të mira që nga atëherë, ai është shoku im. Ne nuk kemi asnjë [marrëdhënie] romantike”, janë fjalët e modeles.

Ajo vitin e kaluar ka thënë se Ronaldo i kishte shkruar, por shtoi se e kishte fshirë mesazhin dhe nuk i është përgjigjur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera