Sport

Hamburgu kërkon rikthimin e yllit të Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 23 August 2017

Hamburgu i Mërgim Mavrajt e ka nisur me fitore kampionatin gjerman, por situata mbetet jo e mirë dhe dëmtimi i rëndë i autorit të golit, Nikolai Muler, ka shtuar depresionin.

Duke mos pasur mundësi të mëdha në merkato, Hamburgu ka një ide të veçantë për të rikthyer entuziazmin te tifozët: ofertë ish-yllit të Bajernit, Philip Lahm.

Ky i fundit u nda nga futbolli këtë verë, por fizikisht është super dhe pakkush e priste atë largim të tij, pasi pritej që kampioni i botës të luante pa probleme edhe disa vite.

-Advertisement-

Megjithatë, oferta e Hamburgut nuk duket se e josh Lahmin, i cili nuk dëshiron të luajë në klub tjetër, pas karrierës fantastike me Bayernin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera