Sport

Haller reagon për herë të parë pas diagnostifikimit me sëmundjen e keqe: Do të rikthehem më i fortë!

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 19 July 2022

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastian Haller ka marrë një lajm shumë të keq së fundmi teksa është diagnostifikuar me kancer në testikuj. Ish-lojtari i Ajax, nisi të kishte shqetësime gjatë stërvitjes të së hënës me verdhezinjtë, ndërsa analizat më pas përcaktuan edhe shkakun e tyre.

Tashmë, Haller ka nisur menjëherë kurimin ndërsa ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ku thekson se do të rikthehet edhe më i fortë. “Dua t’i falenderoj të gjithë nga thellësia e zemrës për këto mesazhe kaq të ngrohta. Më kanë prekur shumë fjalët e fansave dhe ndjehem sikur nuk e meritoj të gjithë këtë vëmendje nga ta.

Por, falë atyre e di se do të më duhet tashmë të kaloj edhe një test tjetër. Shihemi së shpejti në fushë për të festuar triumfin e radhës. Ju falenderoj unë dhe familja ime, tani do të përqëndrohem te rikuperimi për t’u rikthyer edhe më i fortë”, u shpreh Haller.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera