Haliti: Nuk jam i kënaqur me PDK-në
Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 16 November 2023
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka shprehur pakënaqësitë me subjektin e tij politik.
Mirëpo ai po ashtu e sheh këtë situatë si një problem të përgjithshëm opozitar.
“Tani, ekzistojnë disa probleme me të cilat po përballet opozita, ma së pari opozita nuk është unike në qoftë se duam që të kemi një opozitë të fuqishme për t’u përballur me pozitën”, ka thënë Haliti në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nuk ka një unifikim as politik, as për të ardhmen, të gjithë, secili kryetar i secilës parti në Kuvend e sheh veten si kryeministër dhe mendon me u bo kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, dhe nga ky aspekt ekziston edhe një konkurrencë edhe aty brenda opozitës, ndërsa ne jemi mësuar me e pa ish-kryeministrin dhe presidentin e Kosovës në fuqinë që e kemi pasë si pozitë atëherë, dhe reagimet që i kemi pasur ndaj opozitës. Por ne kemi pasur një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi pasur sistem denigrues çfarë e kanë ndërtu këta për kundërshtarët politik”.
Haliti po ashtu ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të përgjithshme.
“Kur flet sot diçka, duhet ta kesh parasysh që ke me u përballë nja tre ditë me ushtrinë e atyre që shkrujnë nëpër Facebook, duke u përpjekë me e denigru njerin”.
“Unë normalisht nuk jam i kënaqur me atë që do të duhej me e bë, por po bëjmë përpjekje për ta stabilizu organizimin politik të partisë në të gjitha degët, dhe po besoj që duhet të bëhen edhe zgjedhjet ose nëse Albini vendos me shku në zgjedhje, dhe pse nuk e besoj sepse ai ka një kusht. Nuk mund ta çojë Kosovën në zgjedhje pa nënshkru marrëveshjen, pa e bë marrëveshjen”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.
“Nëse ai e bën veprimin tjetër i cili mund ta çojë Kosovën në zgjedhje, do të ketë problem për veten e tij”.
Të tjera
-
Bedri Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në tak...
-
Daut Haradinaj: UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Dervishaj s’ka të ndalur: Do i përmbush të gjitha kërkesat e juaja
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 7...
-
Haxhi Ibishi: Me 9 shkurt, ne kemi mundësinë të zgjedhim të ardhmen tonë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me...
-
Bedri Hamza në Viti: Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të V...
-
Italia kundër veprimeve të Qeverisë, mbështet deklaratën e BE-së për mbylljen e strukturave paralele
Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian ...
-
Kryetar i VV-së në Kamenicë kërkon votën e kryeinspektorit të dënuar për ryshfet
Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës, Bajram Mavriqi i ci...
-
Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë
Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ...
-
Rohde: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklara...
-
Dervishaj organizon udhëtimin më unik ndonjëherë për të rinjtë
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Pa...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sul...
-
Policia thotë se operacionin ndaj strukturave paralele e zhvilloi me kërkesë të MAPL’së
Policia e Kosovës e ka arsyetuar aksionin e sotëm për mbylljen e komunave par...