Lajme

Haliti kërkon mbështetje urgjente nga niveli qendror për kompensimin e dëmeve nga stuhia në Viti

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 July 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se institucionet komunale po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas stuhisë së fuqishme që goditi komunën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në ekonomitë familjare.

Haliti ka vizituar edhe sot disa nga zonat e prekura, ku është takuar me qytetarë të cilët kanë pësuar dëme dhe presin që ato të vlerësohen e të kompensohen.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre deri në realizimin e të drejtës për kompensim.

-Advertisement-

Kryetari i Vitisë u ka bërë thirrje institucioneve të nivelit qendror që të ndërmarrin veprime urgjente dhe të sigurojnë fonde për kompensimin e dëmeve, duke theksuar se përmasat e tyre tejkalojnë mundësitë financiare të komunës.

“Për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent, kam nxjerrë vendim për formimin e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, i cili veç se ka filluar punën duke dalë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e çdo dëmi të shkaktuar. Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme në kulturat bujqësore, ekonomitë familjare apo prona të tjera, t’i raportojnë ato sa më parë pranë organeve kompetente të Komunës së Vitisë, në mënyrë që të përfshihen në procesin e vlerësimit. Ju siguroj se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të jetë e angazhuar maksimalisht në mbështetje të çdo qytetari të prekur dhe nuk do të ndalet së kërkuari nga niveli qendror kompensimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga kjo stuhi” shkruan Haliti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy