Haliti flet për takimin e tij me Adem Jasharin në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 18 January 2021
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për takimin e tij të parë me komandantin Adem Jashari
Haliti në rrëfimin e tij për periudhën e paraluftës, ka thënë se Adem Jasharin e ka takuar në Tiranë.
Ai ka treguar se në atë kohë, (vitet e 90-ta), kishin ndodhur edhe arrestime të grupeve shqiptare nga organet e policisë dhe UDB-ës.
“Komandantin Adem Jashari e kam takuar në Tiranë, pas ushtrimeve të para që kanë qenë atje. Ka qenë në grup i cili ishte futur në Kosovë dhe ishin identifikuar atëherë nga organet e policisë dhe UDB-ës, u bënë edhe arrestimet. Ademi nuk jam i sigurt nëse ka hyrë në Kosovë më ta dhe është kthyer prapë në Shqipëri. Në një periudhë kohore kam qëndruar në një shtëpi të oficerëve në Tiranë”, tha ai.
Haliti theksoi se me Adem Jasharin pas kthimit nga Tirana e themelimit të UÇK-së, ka pasur takime përmes të tjerëve, përfshirë Thaçin, Veselin, Selimin.
“Herë pas here kemi qëndru bashkë, kemi pi kafe. Me Ademin nuk e kam pasë raporte, Komandant – Ushtar, por shoqërinë e kemi pasur aty për aty me shumë të tjerë…Pas themelimit të UÇK-së dhe pas kthimit të Ademit, unë kam korrespodu me të përmes të tjerëve. Përmes Nait Hasanit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ahmet Haxhiut”, tha Haliti.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...